Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një person ka humbur jetën pas një aksidenti gjatë punës në një banesë.
Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte duke kryer punime në banesë kur është dëmtuar aksidentalisht me një frezibël (troko).
Për shkak të plagëve të marra, gjendja e tij është përkeqësuar dhe nuk ka mundur të mbijetojë.
Pas aksidentit, ai është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por mjekët nuk kanë arritur ta shpëtojnë.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit dhe mënyrën se si ka ndodhur ngjarja.
