Përbytjet e shkaktuara nga reshjet e pak ditëve më parë në Durrës kanë shkaktuar dëme të shumta për qindra familje. Bëhet me dije se Bashkia po bën bilancin e dëmeve nga përmbytjet e shkaktuara ndërsa grupet e punës kanë vijuar evidentimin e dëmeve në banesa.

Mësohet se vetëm gjatë ditës së premte janë verifikuar 173 shtëpi, ndërsa në dy ditë pune, numri total i banesave të verifikuara ka arritur në 273. Procesi i evidentimit po vijon edhe sot, ndërsa autoritetet po punojnë për të vlerësuar shkallën e dëmeve dhe për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për mbështetjen e familjeve të prekura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds