Partia Demokratike pritet të anulojë foltoren që zhvillon çdo të hënë përpara kryeministrisë. Në të njëjtin vend pritet që të vijnë në orën 19:00 edhe protestuesit e Zvërnecit, të cilët kanë paralajmëruar një protestë.

I pyetur nëse do e zhvillojë foltoren, Berisha tha se sot do të mbështesë Koalicionin për Familjen.

Zoti Berisha, sot në orën 19:00 keni lajmëruar çdo të hënë foltore. Në të njëjtën kohë edhe ka një protestë për Zvërnecin. Do ta zhvilloni në foltore, apo do jeni në të njëjtin vend?

Sali Berisha: Do të diskutohet, sot ka disa aktivitete tani, kemi disa probleme sot. Sot është dita e fëmijëve, por Koalicioni për Familjen ka vendosur, më thonë se edhe ai do bëjë një protestë. Dhe shanset janë që ne të mbështesim sot protestën e koalicionit për familjen. Sepse, është 1 qershori. Ju e patë që, po kjo do njoftohet. Ju e patë domethënë, se në ç’mënyrë më kriminale, perverse, Edi Rama me Salën, me këtë ministren, vendosën që të përdorin terapinë për ndryshimin e gjinisë tek 14-vjeçarët. Jashtë çdo lloj, jashtë çdo lloj kriteri, qoftë biologjik, qoftë sociologjik, qoftë të përgjegjësisë. Kjo është t’ia rrëmbesh prindërve fëmijën nga gjiri i tyre.

Dhe ky është një akt i shëmtuar, antiligjor, nuk jemi kundër, më fal, ka një moshë të caktuar në të cilën fëmija, se nuk jemi t’i injorojmë, diskriminojmë, jo. Por jemi, mosha më ideale është mosha e përgjegjësisë, 18-22 vjeçare. Çdo veprim para kësaj moshe është një atentat në identitetin njerëzor. Dhe unë shpreh solidaritetin tim me aleancën për familjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds