Edhe biznesmeni Ergys Agasi është transferuar sot në burgun e Fierit, pas Erion Veliaj një ditë më parë.

Më herët u dha lajmi se Agasi u mor nga paraburgimi i Bradasheshit ku Agasi qëndronte prej dy muajsh, pasi u arrestua nga policia në Shkozet me urdhër të SPAK.
Nuk dihet ende pse Drejtoria e Burgjeve mori vendimin për transferimin e Agasit drejt Fierit, ashtu si nuk dihen edhe shkaqet e transferimit të Veliaj, i cili sot pati vizitore edhe të ëmën e tij.
