Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, patën një takim para funeralit të Papa Françeskut të shtunën. Zelensky ishte shprehur më parë se ai ishte i gatshëm të takohej me Trump ndërsa të dy liderët ishin në Itali, megjithëse Trump më parë nuk do t’u thoshte gazetarëve nëse planifikonte ose jo të fliste me homologun e tij ukrainas në Romë. Dy liderët nuk janë takuar ballë për ballë që nga takimi i nxehtë i Zyrës Ovale të shkurtit, ku lideri amerikan qortoi homologun e tij ukrainas se nuk tregoi mirënjohje të mjaftueshme për mbështetjen amerikane. Sipas Stephen Cheung, Drejtor i Komunikimit i Shtëpisë së Bardhë, Trump dhe Zelensky “u takuan privatisht sot dhe patën një bisedë shumë konstruktive”. Takimi mes Presidenit amerikan dhe Presidentit ukrainas, zgjati 15 minuta në Bazilikën e Shën Pjetrit. Një zëdhënës i Zelenskyt ka bërë me dije se ata ranë dakord që të zhvillojnë një tjetër takim më vonë gjatë ditës për bisedime të mëtejshme. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds