Panairi “Ditët e Bujqësisë 2025”, panairi më i rëndësishëm ndërkombëtar për sektorin bujqësor në Shqipëri, organizuar nga Iceberg Exhibitions u hap sot për publikun. Nga data 23 deri më 25 prill 2025, fermerë, sipërmarrës, kompani teknologjike dhe institucione do të prezantojnë produktet më të mira si dhe risitë më të fundit në bujqësinë organike, teknologjinë bujqësore, reduktimin e mbetjeve, sigurinë ushqimore dhe digjitalizimin rural.

Sot me kamerën tonë intervistuam disa prej tyre për avantazhet që ka pjesëmarrja në këtë panair.

Eventi synon të krijojë një platformë bashkëpunimi ndërmjet aktorëve vendas dhe të huaj, duke ofruar mundësi konkrete për partneritete, rritje të eksporteve dhe fuqizim të fermerëve shqiptarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds