Panairi “Biznesmenët e vegjël” është kthyer në një traditë në shkollën jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa”. Nxënësit me mësuesit, prindërit dhe mbështetur nga Drejtoria e shkollës e organizojnë për të pestin vit radhazi Panairin. Nxënësit të ndihmuar nga mamatë dhe nënat kanë përgatitur ushqime të ndryshme të cilat ua shesin kryesisht nxënësve dhe stafit të shkollës dhe paratë e mbledhura do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve me nevoja të veçanta.
Në Panairin që cilësohet një panair bamirësie morën pjesë edhe familjarët e nxënësve të cilët e konsiderojnë një shembull për të gjitha shkollat.
Mësuesit janë mbështetësit kryesorë të nxënësve në aktivitete të tilla humanitare, pasi i bëjnë të kuptojnë që një zemër e madhe qendron edhe në një trup të vogël.