Pas aksidentit tragjik mëngjesin e së hënës në rrethrrotullimin e Kolonjës, firma që ka koncesionin e mirëmbajtjes së autostradës Lushnjë Fier ka shkuar në vend për rregullimin e pasojave të aksidentit. Punonjësit kanë vendosur barriera provizore në kthesën e autostradës. Janë hequr barrierat e hekurta që janë dëmtuar kohë pas kohe dhe aksident pas aksidentit. Sipas atyre që na konfirmuan punonjësit e mirëmbajtjes barrierat e reja do të vendosen për të përforcuar më shumë kthesën. Theksojmë se në këtë nyje të zezë sa i përket aksidenteve kanë humbur shumë jetë njerëzish.
Qysh prej nisjes së funksionimit të autostradës Lushnjë Fier, kjo pikë ka qenë ashtu siç u ndërtua. Janë vendosur vetëm sinjalistikë vertikale e horizontale por asgjë më tepër. Ekspertët e sigurisë rrugore sot e gjithë kohës kanë dhënë mendime të ndryshme për ndryshimin apo dhe devijimin e krahut hyrës nga Fieri drejt Lushnjës por asgjë nuk ka ndodhur dhe kthesa në fund në afërsi të rrethrrotullimit vijon të mbetet rreth 90 gradë.