Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav ka krerët e partive në Kosovë. Orav përmes një postimi në “X” shkruan se zhvilloi takime të veçanta me krerët e partive Albin Kurtin, Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn. Ai shtoi se në këto takime diskutoi për hapat e ardhshëm pas zgjedhjeve.

Orav shkruan se shumica dërrmuese e njerëzve në Kosovë aspirojnë të anëtarësohen në BE dhe qeveria e re duhet të ndjekë në mënyrë aktive reformat për ta realizuar këtë.

“Mbajta takime të veçanta me Albin Kurtin, Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn për të diskutuar hapat e ardhshëm pas zgjedhjeve. Theksova se shumica dërrmuese e njerëzve në Kosovë aspirojnë të anëtarësohen në BE. Qeveria e re duhet të ndjekë në mënyrë aktive reformat për ta realizuar këtë”, shkruan Orav në “X”.

Kosova mbajti zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt, por rezultatet zyrtare ende s’janë publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds