Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi nuk lejoi deputetin socialist, Ulsi Manja të merrte fjalën gjatë seancës së sotme në Kuvend për të bërë një replikë me ish-kryeministrin Berisha.

Ky i fundit gjatë fjalës së tij tha se Manja kishte marrë Ballukun dy ditë më parë në Peshkopi pasi ajo e ka marrë peng përmes një dosje të Oltion Bistrit.

Manja kërkoi për disa minuta fjalën për të bërë një replikë, por Peleshi, nuk e lejoi derisa në foltore doli kreu i grupit të PS-së, Balla.

Debati:

Peleshi: Nuk mundet, jemi me minutazh të përcaktuar. Në 16:30 duhet të votojmë

Manja: O miko.

Peleshi: Unë nuk jam miko. E thamë që në fillim zoti Manja është me minutazh të përcaktuar, nuk ndërpritet për replikë.

Manja: Ma jep që tani.

Peleshi: Nuk ua jap që tani, nuk kalohet lista. Zoti Balla do ta merrni fjalën?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds