Në qytetin e Pogradecit ka nisur procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore në KZAZ nr. 70, në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit. Sipas kryetarit të KZAZ-së, Mandi Mekolli, ky proces ka filluar prej orës 09:00 të mëngjesit dhe pritet të përfundojë brenda pak orësh.

Komisionerët e qendrave të votimit janë paraqitur në selinë e KZAZ-së për të tërhequr materialet zgjedhore që do të shpërndahen në shtatë njësitë administrative të bashkisë Pogradec.

Një risi e këtyre zgjedhjeve është përfshirja për herë të parë në procesin e votimit e grave që vuajnë dënimin në Institucionin e Vuajtjes së Dënimit në Pojskë.

Gjykata ka dhënë një vendim përkatës, ndërsa pritet që ky vendim të komunikohet zyrtarisht pranë KZAZ-së për të mundësuar zbatimin e tij.

Shpërndarja e materialeve zgjedhore ka filluar edhe në bashkinë e Maliqit, Devollit dhe Kolonjës. Sa i përket Bashkisë Korçë, po bëhet shpërndarja e materialeve zgjedhore nga KZAZ e Fshatrave ndërsa në KZAZ e qytetit ende nuk ka nisur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds