Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur Ervin Muçën, Drejtor i IT në Policinë eSshtetit, për hyrje të autorizuar në sistemet kompjuterike, rast i lidhur me kopjimin e të dhënave në sistemin TIMS.

Prokuroria ka veçuar çështjen dhe po heton për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Ndërhyrja në sistem ishte objekt i Komisionit hetimor të drejtuar nga Ervin Salianji, i cili në fjalën e tij para Kuvendit në përfundim të afatit të punimeve të komisionit, u shpreh se “Ervin Muça nuk përmbushte kushtet për të qenë drejtor i departamentit të IT”.

Ai listoi arsyet e këtij përfundimi duke përmendur procedimin e tij penal në Itali për falsifikim dokumentesh, refuzimin e lejes së qëndrimit gjithashtu në Itali dhe mosplotësimi i formularit të dekriminalizimit.

Salianji shtoi se Muça gjithashtu nuk ishte pajisur me certifikatën e sigurimit të personelit dhe ishte i dy punësuar në agjencinë e Kadastrës

“Nga puna e komisionit rezultoi se Ervin Muça nuk përmbushte kushtet për të qenë drejtor i departamentit të IT. Ai është proceduar penalisht në Itali për falsifikim dokumentesh në vitin 2007, iu është refuzuar leja e qëndrimit në vitin 2008, nuk ka plotësuar formularin e dekriminalizimit,. Nuk ka kryer trajnimet e detyrueshme. Nuk ishte pajisur me certifikatën e sigurimit të personelit dhe ishte i dypunësuar në agjencinë e kadastrës. Emërimi i tij është bërë thuajse 10 ditë para se të hapej vendi vakant dhe 8 ditë para se të dilte urdhri i tij i emërimit”, u shpreh Salianji në Kuvend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds