Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar sot shkarkimin e Evis Salës nga detyra e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Në të njëjtën ditë, kreu i shtetit ka dekretuar Klodiana Spahiun si ministre të re të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Dekretet e Presidentit vijnë në kuadër të ndryshimeve në qeveri, ndërsa emërimi i Spahiut i hap rrugë nisjes së procedurave për marrjen e detyrës së re.

Spahiu pritet të betohet përpara Kuvendit në seancën e sotme, në përputhje me procedurat kushtetuese.

Ndërkohë, pritet që mazhoranca të propozojë edhe një emër të ri për postin që Klodiana Spahiu mbante më herët në Kuvend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds