Policia e Shtetit ka bërë të ditura një sërë emërimesh të reja në strukturat drejtuese, duke sjellë ndryshime në disa komisariate dhe në Akademinë e Sigurisë.
Alfred Çepe është emëruar Dekan i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë.
Ndërkohë, janë caktuar drejtues të rinj në disa komisariate policie në vend:
-Alfred Çepe emërohet Dekan i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë.
-Feliks Hoda emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë.
-Agim Troci emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Gjirokastër.
-Pavlin Zhivani emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Pukë.
-Ledian Kerka emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës.
-Vilson Sterkaj emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik.
-Oltion Gjoni emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Devoll.
-Vendim Imeraj emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Delvinë.
-Medin Hasani emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Përmet.
