Kuvendi i Shqipërisë, përmes kryetarit Niko Peleshi, ka zbatuar sanksione financiare ndaj një numri deputetësh dhe funksionarësh të lartë të ligjvënies për mungesa të pajustifikuara në aktivitetet parlamentare të muajit maj.
Penalitetet janë reflektuar në listë-pagesat zyrtare, sipas rregullores së institucionit. Sipas dokumentit, për çdo ditë mungesë pa arsye të justifikuar aplikohet një zbritje prej 10,443 lekësh nga paga mujore.
Deputeti që rezulton me penalitetin më të lartë është Flamur Noka, i cili ka munguar pesë ditë dhe është ndëshkuar me mbi 52 mijë lekë. Ndërkohë, penalitete kanë marrë edhe emra si Berisha, Spiropali, Balluku apo Bardhi.
Deputetët e penalizuar për më shumë se një mungesë:
Emri Ditët e mungesës Shuma e zbritur
Flamur Noka 5 ditë 52,215 lekë
Agron Shehaj 4 ditë 41,772 lekë
Oerd Bylykbashi 4 ditë 41,772 lekë
Ana Dajko 4 ditë 41,772 lekë
Klevis Balliu 4 ditë 41,772 lekë
Belinda Balluku 4 ditë 41,772 lekë
Gazment Bardhi 3 ditë 35,901 lekë
Elda Hoti 3 ditë 31,329 lekë
Fatmir Mediu 2 ditë 21,902 lekë
Fatmir Xhafaj 2 ditë 21,902 lekë (prill)
Tedi Blushi 2 ditë 21,902 lekë
Vangjel Dule 2 ditë 20,886 lekë
Arkend Balla 2 ditë 20,886 lekë
Për deputetët që bëjnë vetëm një ditë mungesë, i mbahet 10,443 lekë nga paga. Sanksionet financiare aplikohen automatikisht në pagat e deputetëve dhe bazohen në rregulloren e Kuvendit, e cila parashikon penalizime për mungesat e pajustifikuara në seancat dhe aktivitetet parlamentare.
Për një ditë mungesë ose për masa disiplinore, Kuvendi ka aplikuar zbritjen standarde prej 10,443 lekësh për deputetët e mëposhtëm:
Adi Qose
Agron Malaj
Bledi Çomo
Bledjon Nallbati
Ceno Klosi
Sali Berisha
Elisa Spiropali
Erjo Mile
Ramion Kurti
Shkurt Lasku
