Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, kundërshtoi kërkesën e opozitës për t’i drejtuar përfaqësuesve të institucioneve të drejtësisë pyetje të drejtpërdrejta, të cilat nuk ishin depozituar paraprakisht me shkrim në Kuvend. Klosi u shpreh se opozita mendon se do të vendosë në vështirësi institucionet e drejtësisë me fjalë.

Ai theksoi gjithashtu se opozita dhe mazhoranca kanë marrëdhënie krejt të ndryshme me drejtësinë, duke kujtuar raportimin e prokurorit të përgjithshëm të vitit 2007. Klosi deklaroi se ai u shkarkua pasi në Parlament evidentoi vjedhjen e 200 milionë dollarëve nga ndërtimi i Rrugës së Kombit. Ai përmendi edhe raportimin e Ina Ramës, e cila si prokurore e përgjithshme kërkoi hetimin e vrasjeve gjatë protestës së 21 janarit, por sipas Klosit, Berisha nuk e lejoi atë.

“E mbështes kolegen Topalli ,si ajo dhe ne përgatitemi për të folur në këtë foltore. Duhet të thuash të vërtetën. Thuaj urdhrin që ju tha në mbledhjen e grupit para një dite. Ne jemi opozitë tha Berisha dhe ne nuk na intereson rrjedha e parlamentit, ne duhet ta prishim atë. Dhe ja ku jeni prapë sot, në këtë seancë të zbarstisë. Kur mendoni se duke i dalë përballë dhe duke i ngatërruar dhe llafe drejtuesit e institucioneve, do të keni mundësinë të bëni atë që nuk e bëni dot me logjikë. Je keni strategji të prishni vetëm seancën. Sa i përket raportit me drejtësinë re, e kemi ndarjen shumë të thellë. Ne si partie majtë ne i bejsojmë institucioneve, ju i besoni individit.

Sa i përket këtyre raporteve kemi qenë në këtë sallë, kur në 2007 prokurori i përgjithshëm erdhi në këtë foltore dhe deklaroi se në rrugën e kombit u vodhën 200 milionë dollarë me tender korruptiv, atë ditë u shkarkua. Kemi qenë në këtë parlament kur Prokuroja e Ina Rama kërkoi të hetonte vrasjet e 21 janarit, ai njeri doli dhe tha këtu jam unë dhe këtë drejtësi e bëj unë”, tha Klosi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *