Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një takim në Kryeministri ambasadoren e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle. Kjo e fundit do të jetë e pranishme në një marrëveshje në sektorin e energjisë mes Ministrisë se Infrastrukturës dhe një kompanie amerikane.
Kujtojmë se ambasadorja Guilfoyle zhvilloi në mars një takim informal me kryeministrin Rama në Kryeministri. Ndërkohë, mediat greke i kanë kushtuar vëmendje marrëveshjes që do të nënshkruhet sot.
Bëhet fjalë për ndërtimin e një terminali lundrues për gazin e lëngshëm natyror në Devoll. Një projekt i tillë mbart një rëndësi të madhe për furnizimin me gaz të rajonit dhe për rolin e vendeve të Ballkanit në rrjetin energjetik evropian.
