Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka kallëzuar penalisht për shpërdorim detyre drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo, lidhur me transferimin e tij nga paraburgimi i Durrësit drejt burgut të Fierit.

Kallëzimi është depozituar në Prokurorinë e Tiranës nga avokati i tij, Plarent Ndreca.

Veliaj pretendon se transferimi i tij është kryer në shkelje të ligjit, duke kërkuar hetimin e përgjegjësisë së drejtueses së sistemit penitenciar për këtë vendim.

Pas transferimit në Fier, pretendoi se është kërcënuar ne emër të Edi Ramës gjatë një vizite që Ministri i Drejtësisë Toni Gogu i bëri në burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *