Nga sot nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përpara ambienteve të GJKKO-së dhe SPAK.
Vendimi është marrë me urdhër të zëvendëskryetarit të GJKKO-së, Erjon Bani, ndërsa zbatimi i tij i është kërkuar Komisariatit nr. 3.
Policia ka nisur menjëherë largimin e automjeteve të parkuara përpara këtyre institucioneve. Masa përfshin edhe automjetet e mediave që qëndrojnë të parkuara në këtë zonë.
Nga sot, hapësira përpara GJKKO-së dhe SPAK do të jetë e ndaluar për parkim.
