Paraditen e sotme, në një konferencë për mediat doli ministri i brendshëm Besfort Lamallari, i cili për sfidat që i presin institucionet përpara sezonit veror.
Ministri u shpreh edhe në lidhje me luftën kundër kanabisit, korrupsionit, teksa la një koment edhe për rastin e helmimit në Akademinë e Sigurisë.
“Gjatë sezonit të verës kemi raste të zjarrvënieve, edhe të qëllimshme. Ministria e Brendshme ka hartuar një plan masash. Në fokus mbetet parandalimi i rasteve të zjarrit, mbrojtja e jetës, pronës dhe mjedisit. Kemi angazhim shumë të shtuar me bashkitë, me autoritetet vendore. Kemi kontrollet që do vijojnë në vijim, në hotele, bare, restorante, ku ka flukse të shtuar të qytetarëve, për të parë masat. Operacione të tilla garantojnë turizëm cilësor.
Një lajm është edhe forcimi i mëtejshëm i marrëdhënies me Guarda di Finanza për monitorimin e kultivimit të kanabis. Do të kemi përdorimin edhe të një avioni, i cili do të përcjellë në kohë reale koordinatat e sakta. Bashkëpunimi me homologët italianë, duke i mbështetur ata edhe në dislokimin e mjeteve fluturuese.
Një nga masat kryesore, është masat për shkollat. Është bërë me dije edhe më herët janë planifikuar dhe po zbatohen masa të posaçme për incidentet në shkolla. Zbatimi i programit siguria e të rinjve, ku synohet një ndërgjegjësim më i lartë. Policia e Shtetit është në alert, po kryhen kontrolle të veçanta nëpër shkolla.
Kemi parë nga vitit në vit, kemi parë fluks të pushuesve. Si policia e Shtetit ashtu edhe struktura të shtetit kanë marrë masat përkatëse, si garantimin e sigurisë, por edhe mikpritjen dhe siguria totale në territor. Kjo është shtuar me shtim të pranisë policore, në zonat bregdetare dhe zonat malore.
Do kemi patrullim të veçanta dhe patrullime 12 orëshe. Shqipëria gjithnjë dhe më shumë po spikat për aftësitë policore. Nga ana tjetër, një element tjetër është funksionaliteti i plotë i policisë detare dhe kufitare, ku do të dëshmojnë kapacitetet e tyre me në fokus të veçantë plazhet e Shqipërisë.
Jeni në dijeni për vizitën time në Sarandë, ku nga hetimet paraprake, u bë e mundur goditja e një rasti të dyshuar paligjshmërie, ku punonjës policie bëhen palë me krimin. Bregdeti, nga veriu në jug, mbrojtja e territorit është pasuri kombëtare. Duhet të kemi hetim të thelluar.
Nga ana tjetër, ky është mesazh për këdo tjetër, që llogaritë duhet t’i bëjë mirë. IKMT ka intensifikuar masat për goditjen e ndërtimeve pa leje dhe krimeve mjedisore, përmes verifikimeve në terren. Nga gjobat, kalojmë edhe në referim dhe përgjegjësi, mbrojtja e territorit është prioritet i qeverisë shqiptare. Ky ishte mesazhi i ditës së djeshme, e bëmë shumë të qartë se do të tolerohet asnjë rast.
Kemi 330 efektivë që bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit. Përmenda projektin Smart City. Është projekt që ndryshon faqen e historisë së sigurisë në Shqipëri. Shfrytëzimi i kapaciteteve ekzistuese, por edhe shtimi i mbikëqyrjes elektronike, ndihmon duke përdorur avantazhet që sjell teknologjia e lartë. Jep sinjalet e duhura kur krijon përshtypje që një nxënës ka mjet prerës. Brenda vitit të ardhshëm arsimor do kemi zbatimin e këtij projekti në 21 shkolla në Tiranë.
Sa i përket rastit në Akademinë e Policisë, nga 9 mostra të marra për hetimin e helmimit të studentëve, vetëm një doli me stafilokok. Ambienti u dezinfektua dhe u kthye aktiviteti normal i subjektit”, u shpreh Lamallari.
