Një 59-vjeçar në Fier është proceduar në gjendje të lirë nga policia pasi kryente veprime të paligjshme për procesin zgjedhor.
Gjatë kontrollin në automjetin e tij policia gjeti bllok me shënime në lidhje me procesin zgjedhor.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Njoftim:
Më datë 27.04.2025, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi A. H., 59 vjeç, banues në Peshtan, kryente veprimtari të paligjshme në lidhje me procesin zgjedhor, shërbimet e Policisë, në orën 19:20, e kanë kontrolluar dhe më pas e kanë shoqëruar këtë shtetas në Komisariatin e Policisë Fier.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme hetimore.