Policia ka identifikuar tre autorët e atentatit të ndodhur ditën e djeshme në Lezhë ku humbën jetën Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij.

Bëhet fjalë për shtetasit Adriano Mhillaj 22 vjeç, Florin Mhillaj 36 vjeç dhe Renato Mhillaj 23 vjeç.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se një prej tyre, Renato Mhillaj është djali dhe dy të tjerët familjarë të Genc Mëhillit, për vrasjen e të cilit akuzohej Kreshnik Mujeci. Ai u arrestua në vitin 2017, së bashku me vëllezërit e tij, Lin dhe Jozef Muçaj.

Kreu i policisë së Lezhës, Arben Nasufi, në një dalje për mediat pak më parë deklaroi se vrasja e çiftit Mujeci ka ndodhur për motive gjakmarrjeje.

“Nga veprimet e mëtejshme hetimore, vrasja ka ndodhur për gjakmarrje. Hetimet po vijojnë. Sa i përket autorëve. Pas identifikimit të tyre janë ushtruar kontrolle, por nuk është bërë e mundur gjetja e tyre. Ata janë shpallur në kërkim. Operacioni vijon në terren. Audi mbajti në vëzhgim viktimat”, ka deklaruar ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds