Agjensia Kombetare e Mbrojtjes Civile është duke përgatitur një sërë masash paraprake për këtë verë që parashikohet të jetë me temperatura tepër të larta për shkak të ndryshimeve klimatike, tha nga Pishporo, Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako në një deklaratë për mediat pas vizitës së zhvilluar paraditen e sotme në këtë zonë të djegur masivisht nga zjarret gjatë verës së kaluar.
Ndërkohë Shefi i Shërbimit Zjarrfikës pranë Bashkisë Fier, Zija Hyka, ka njoftuar se për herë të parë këtë vit do të ngrihen dhe stacione provizore pranë zonave me risk të lartë.
Gjatë inspektimit në zonë Kreu i Emergjencave Civile ka inspektuar dhe pjesën e dëmtuar të masivit pyjor të mbjellë tashmë me fidanë të rinj në kuadër të rigjenerimit të saj.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”dKiPXTBKqRo”]