Më në fund, pas shumë negociatave, Igli Tare është zyrtarisht Drejtori i ri Sportiv i Milan. Pa diskutim kjo një arritje shumë e madhe për ish “bomberin” kuqezi, por dhe një privilegj, një kënaqësi e madhe për çdo shqiptar që sheh një personalitet të tillë të drejtoj një nga klubet me legjendare në Evropë dhe botë. Në deklaratën zyrtare për mediat, klubi i Milan i vuri në pah arritjen e tij sportive, ku kulim e kishte në krye të Lazio-s, ku si Drejtor Sportiv i dhuroi ekipit kryeqytetas 3 Kupa të Italisë dhe 3 Superkupa italiane. Giorgio Furlani, Administratori i Deleguar i Milan, foli me fjalë të mëdha për Igli Taren:

T

“Jemi shumë të lumtur të mirëpresim në familjen tonë kuqezi Igli Taren. Kjo ishte zgjedhja e duhur për të rinisur, të jemi konkurrues, të vendosur dhe të fortë. Ne e shohim si një figurë ideale për të na ndihmuar në ri ngritjen e klubit dhe për të zhvilluar një projekt sportiv ambicioz”, u shpreh Furlani.

Tt

Nuk e fshehu gëzimin për këtë aventurë të re Igli Tare: “Të jem pjesë e një klubi si Milan është një krenari e madhe dhe përgjegjësi. Falënderoj shoqërinë që më besuan këtë detyrë. Shoqëria e di shumë mirë vendosmërinë dhe vlerat e mia për të bërë mirë, për të vendosur të gjithë eksperiencë time në funksion të këtij klubi të madh që ka si objektiv për t’u rikthyer si protagonist në Itali dhe Evropë”, lexohet ndër të tjera në reagimin e Igli Tares për faqen zyrtare të klubit.

Panorama Sport

Igli Tare në postin e Drejtorit Sportiv të Milanit bëri xhiron në mediat italiane, por pa diskutim ishte kryefjalë edhe në Shqipëri: “Krenari Kombëtare! Shqiptari është drejtori i ri i Milanit”, shkruan Panorama Sport, gazeta më e madhe sportive në vend.

Tare Edi Rama

Nuk mungoi dhe një urim special nga ana e kryeministrit Edi Rama: “Uau, Milani nën urdhërat e një shqiptari, kush do ta imagjinonte dot? Tani e paimagjinueshmja tjetër është që emri i shqipos të hyjë në historinë e Milanit. Krenar për ty vëlla”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds