Përfundon kontrolli blic në të gjitha burgjet e vendit.
Kontrollet janë kryer jo vetëm për sende të ndaluara por edhe janë kqyrur kartelat e takimeve të disa të burgosurve.
Ndërkohë që janë kryer dy transferime drejtuesish.
Mësohet se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka emëruar Altin Agon në krye të burgut të Peqinit, ndërkohë Qazim Hoxha është emëruar drejtor i IEVP Elbasan.
