Ditën e djeshme, ashtu si në të gjitha Institucionet arsimore të Shqipërisë, edhe në mjediset e shkollës “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” u zhvillua faza e parë e konkursit të gjuhës shqipe ndërmjet nxënësve të klasës së nëntë.

Nxënësit shpalosën gjithë aftësitë dhe shkathtësitë e tyre, duke mundësuar një paraqitje dinjitoze, shoqëruar me emocionet e një konkursi. Gjatë këtij konkursi, spikatën nxënësit, të cilët do të jenë përfaqësues për shkollën “Nënshkruesi i Pavarësisë” në konkursin ndërmjet shkollave të bashkisë. Konkursi u bazua në të gjitha kompetencat e gjuhës dhe të komunikimit, duke nxjerrë në pah nxënësit më të përgatitur për të qenë pjesë e fazës së dytë, fazë e cila pritet të realizohet përgjatë datave 18 – 29 mars.

Nxënësit, së bashku me mësuesen e tyre të gjuhës shqipe, vijojnë me përgatitjet për fazën e dytë të konkursit.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”gjtXqDTiMXo”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds