Me rastin e festave të 7 dhe 8 marsit në qendën e artit “Vaçe Zela” u organizua një aktivitet kulturor  e artistik . Aktiviteti ishte pjesë e programit vjetor të qendrës kulturore të fëmijëve i cili në bashkëpunim me zyrën vendore të arsimit parauniversitar Lushnjë realizuan një shfaqje të bukur me vlera argëtuese dhe edukative.  Aktiviteti u ndoq nga shumë të pranishëm  të cilët duartrokitën këngëtarët dhe valltarët e qendrës kulturore të fëmijëve.

 Kjo veprimtari  u realizua nën kujdesin e kryetares së bashkisë Lushnjë zonjës Eriselda Sefa, e cila ishte e pranishme në këtë eveniment, e shoqëruar nga një pjesë e stafit të saj.

Në nder të këtyre dy festave në hollin e qendërs së artit “Vaçe Zela” u çel një ekspozitë me piktura.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”mJe67NF3hyY”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds