Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit është mbledhur ditën e sotme që nga ora 8:00 e mëngjesit.
“Prapaskena” raporton se, si kurrë më parë, KKTU, me në krye kryeministrin Edi Rama, ka refuzuar ditën e sotme miratimin e lejeve për të paktën 26 kulla, hotele dhe resorte. Sipas burimeve, përpos të tjerave, KKKU ka vendosur refuzimin për:
–Leje Zhvillimi për objektin: “Ground zero resort”, Strukturë hoteliere dhe rezidenca me shërbime turistike 6-7-20-24 kate me 3 kate nëntokë, me terracë të shfrytëzueshme, me vendndodhje në Vlorë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Regina Group Construction” sh.p.k.
–Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks hotelier”, me vendndodhje në Gjirin e Lalëzit, Bashkia Durrës, me subjektin zhvillues shoqërinë “Restian” sh.p.k.
–Leje Zhvillimi për objektin: “Tirana Diamond Building”, Zhvillim kompleks për ndërtimin e ambjenteve të reja me funksion shërbimesh dhe zyrash me 23-kate mbi tokë dhe 8-kate nëntokë”, me vendndodhje Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bar Restaursnt Piazza” sh.p.k.
–Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi 6 dhe 8 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje përgjatë rrugës Turgut Ozal, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Desla” sh.p.k.
–Leje Ndërtimi për objektin: “Hillside retreat 001-kompleks me banesa individuale 1, 2, 3 dhe 4 kat mbi tokë dhe 1 kat nëntokë dhe pishinë, qendër rehabilitimi për trajtimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara 1, 2 dhe 3 kat mbi tokë dhe 1 kat nëntokë dhe pishinë dhe kompleks hotelerie me 5 kat mbi tokë dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje pranë Rrugës “Peti”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Arlis Ndërtim” sh.p.k.
