Një 39-vjeçar është vënë në pranga në Durrës. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka kanosur me armë punonjësit e Policisë Bashkiake në Durrës. I arrestuari është identifikuar si Gentjan Kërçuku.
Policia bën me dije se i arrestuari gjatë një konflikti për motive të dobëta ka kanosur me pistoletë punonjësit e Policisë Bashkiake. 39-vjeçari është prezantuar si punonjës i strukturave ligjzbatuese. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
Kanosi me armë sportive, punonjësit e Policisë Bashkiake, duke u prezantuar si oficer i strukturave ligjzbatuese, Policia kap dhe vë në pranga 39-vjeçarin. Sekuestrohet arma sportive (pistoletë). Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin G. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë sportive pistoletë, punonjësit e Policisë Bashkiake, duke u prezantuar si punonjës i strukturave ligjzbatuese.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.