Kandidatja e Partisë Socialiste për kreun e bashkisë së Lushnjës në zgjedhjet e 14 majit Eriselda Sefa së bashku me drejtuesin polititik të qarkut Taulant Balla, zhvilluan sot disa takime me banorët e lagjes 18 Tetori.
Sefa gjatë bisedës u tha banorëve se kjo lagje por dhe si zonë, në vazhdim do t’i nënshtrohet një urbanizimi total.
Sipas kryebashkiakes në detyrë, rehabilitimi i rrugëve, kanalizimeve të ujrave të bardha e të zeza, por edhe ndriçimi, do të jenë elemente që do t’i ndryshojnë pamjen kësaj lagjeje.
sinkr.Eriselda Sefa
Drejtuesi politik i PS Taulant Balla, kërkoi nga banorët e lagjes “18 Tetori” mirëkuptim për punën që do të bëhet për rikualifikimin e zonës e cila mund të sjellë disa prishje muresh anësore. Balla shtoi se i gjithë ky transformim i Lushnjës me punë publike që janë mbyllur dhe atyre që janë në realizim e sipër, nevojitet të marrin votëbesimin masiv të lushnjarëve në mënyrë që procesi transformues i qytetit të përmbyllet brenda një manadati të plotë 2023-2027.
Sinkron Balla.
Eriselda Sefa dhe Taulant Balla dhanë edhe lajmin për nisjen e punimeve në javët në vijim për një tjetër investim të madh e të rëndësishëm për qytetin, Unaza e Lushnjës e cila do t’i japë frymëmarrje më të madhe dhjetra bizneseve në të dyja anët e këtij segmenti rrugor ku prej vitesh nuk është ndërhyrë.