Gjykata e Sarandës ka caktuar maswn e sigurisw “arrest me burg” pwr shtetasin francez
me inicialet Z.K., i dyshuar për veprën penale “mashtrimi kompjuterik”.

Sipas hetimeve, dyshohet se shtetasi francez, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka përvetësuar të dhëna bankare të qytetarëve shqiptarë përmes skemave mashtruese online.

Autoritetet thonë se skema është realizuar nëpërmjet përdorimit të kartave SIM të regjistruara me identitete të rreme, si dhe dërgimit masiv të mesazheve mashtruese që imitonin komunikime zyrtare të shërbimeve postare.

Mesazhet e shpërndara mbanin përmbajtjen:
“POSTA SHQIPTARE: Paketa juaj AL91359200 i nënshtrohet tarifave doganore (55 ALL). Ju lutemi, konfirmoni dorëzimin në: https://aktivpostalb.com”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds