Një krim brenda një familjeje shqiptar ka ndodhur në zonën e Brescias në Itali, ku një 21-vjeçar ka vrarë me thikë nënën brenda banesës së tyre. Bëhet me dije se viktima është identifikuar si Meleqe Lusha, 39 vjeçe, ndërsa autori është Eduart Xhani, i lindur në San Bonifacio, në provincën e Veronës.

Pas krimit, i riu është larguar nga banesa, por më vonë është paraqitur vetë në komisariatin e karabinierëve në Kremona, ku ka treguar atë që kishte ndodhur. Ndërkohë, efektivët që mbërritën në banesën në rrugën Tagliata gjetën trupin e pajetë të 39-vjeçares.

Në vendngjarje kanë nisur hetimet specialistët e Seksionit të Investigimeve Shkencore të Karabinierëve të Brescias, të cilët po punojnë për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes dhe për të zbardhur motivet e vrasjes. Deri më tani, autoritetet italiane nuk kanë dhënë detaje të tjera, ndërsa hetuesit po ruajnë rezervën për çështjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds