Liburn Aliu, ish-ministri i Infrastrukturës në Qeverinë “Kurti 2”, raportohet se është emëruar në postin e drejtorit të Portit të Durrësit.
Aliu është emëruar Drejtor me vendim të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Liburn Aliu dha dorëheqje më 27 gusht të këtij viti nga posti i Ministrit, vetëm një ditë pasi Dimal Basha u zgjodh Kryetar i Parlamentit.
Në një postim gjatë verës, Aliu kontestoi zgjedhjen e Bashës në krye të Kuvendit dhe theksoi se ishte arsyeja kryesore e dorëheqjes së tij.
