Dosja e Call Centerave, “I zhvatën 30 mln euro qytetarëve Vienez”

 5 të ndaluarit e operacionit kundër Call Center do të dalin për t’u njohur me masën e sigurisë.

Sipas dosjes hetimore, alarmi është ngritur që në vitin 2024 nga autoritetet austriake, ku janë mashtruar mijëra qytetarë me një dëm mbi 30 mln euro.

Dosja hetimore:

Autoritetet austriake përmes informacionit të dërguar në datë 25.11.2024 informojnë se përgjegjësit e platformave online ALPHASCRYPTO, CAPITALMARKET24 dhe GOLDCAPITAL24, dyshohet se kanë kryer mashtrim me shuma të mëdha në Vjenë dhe qytete të tjera në Austri nga periudha 15 qershor 2023 deri më 30 korrik 2024. Modus operandi i autorëve ka qenë se përmes sjelljeve mashtruese kanë nxitur qytetarët e dëmtuar duke paraqitur rrethana të rreme se paratë e transferuara do të investoheshin vërtet. Nëpërmjet mashtrimit autorët kanë përfituar në mënyrë të padrejtë vetë ose për llogari të personave të tjerë, pasi të dëmtuarit për shkak të mashtrimeve dhe prezantimit të të dhënave të rreme kanë transferuar shuma të konsiderueshme parash, të cilat në total mendohet se mund të jetë më shumë se 30 milion euro.

Të dëmtuarit zakonisht hyjnë në këto platforma mashtruese përmes një reklame të rreme të një personazhi të famshëm. Investimet e supozuara nuk janë realizuar dhe kalimi i fondeve është drejtuar në rrjetin e ndërlikuar të pastrimit të parave.

Nga ana e telefonuesve “këshilltarë financiar”, nëpërmjet programit AnyDesk kanë kryer komandim nga distanca në kompjuterët e të dëmtuarve. Pjesa më e madhe e adresave IP të autorëve janë të maskuara duke përdorur VPN ose Proxy, por në informacionin e dërguar partnerët kishin arritur të identifikonin disa IP shqiptare të cilat i kanë vënë në dispozicion.

Zbulimi i austriakëve

8 milion dollarë u kthyen në kriptovaluta.

“Nga ana e autoriteteve austriake nëpërmjet oficerit të kontaktit në datë 14.01.2023 jemi informuar se rjeti i call centerave për të cilin po hetohet kishte lidhje me dy shtetas të cilët sipas tyre ishin përfitues fundorë të kriptovalutave të këtyre Call Center. Sipas këtij informacioni këta ishin shtetasit Mateo Hoxha, i cili kishte përfituar në total 3.217.957,71 USD dhe shtetasi Tedi Agastra i cili kishte përfituar 4.811.154,08 USD”.

Personat që do të dalin për verifikim kushtesh ditën e sotme (16 prill)

1. Eduart Dalla

2. Aida Vogli

3. Mateo Hoxha

4. Tedi Agastra

5. Xhoel Mekolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds