Ish-presidenti amerikan Joe Biden ka përgëzuar Donald Trumpin për planin e tij për Gazën, duke thënë se ai i dha fund “ferrit të paimagjinueshëm” të 20 pengjeve të fundit që mbaheshin nga Hamasi dhe solli një shans për paqe për civilët palestinezë në Gaza.

“Jam thellësisht mirënjohës dhe i lehtësuar që kjo ditë ka ardhur – për 20 pengjet e fundit që kanë kaluar një ferr të paimagjinueshëm dhe më në fund janë ribashkuar me familjet dhe të dashurit e tyre, si dhe për civilët në Gaza që kanë përjetuar humbje të pamatshme dhe më në fund do të kenë mundësinë të rindërtojnë jetën e tyre.

Rruga drejt kësaj marrëveshjeje nuk ishte e lehtë. Administrata ime punoi pa pushim për të sjellë pengjet në shtëpi, për t’u ofruar ndihmë civilëve palestinezë dhe për t’i dhënë fund luftës. E përgëzoj Presidentin Trump dhe ekipin e tij për punën e tyre për të arritur në vijën e finishit një marrëveshje të rinovuar armëpushimi.

Tani, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe të botës, Lindja e Mesme është në rrugën e paqes që shpresoj të zgjasë dhe në një të ardhme për izraelitët dhe palestinezët njësoj me masa të barabarta paqeje, dinjiteti dhe sigurie”, shkroi ai në “X”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *