Peter Sorensen pritet të zëvendësojë Miroslav Lajçakun në postin e të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi. Sorensen, punën do të ni s në fillim të muajit shkurt, nëse merr aprovimin nga Komiteti për politikë dhe siguri. Në Kosovë, kandidatura e Sorensen është mirëpritur për faktin se do prodhojë dinamikë dhe do shtyjë palët drejt zbatimit të marrëveshjeve. Një situatë e tillë besoj që do të prodhojë konkretisht realizimin e pikave për të cilat janë zotuar të dy shtetet, si në takimin e Brukselit por edhe në aneksin e arritur në Ohër. Pritet po ashtu që qasja e Sorensen karshi Kosovës të jetë më pozitive, pasi vjen nga një vend që e njeh Kosovën si shtet. Ҫdo emisar që ngarkohet pavarësisht shtetit, ai përfaqëson politikat e institucioneve të Bashkimit Evropian, por praktika ka treguar kur një emisar është i ngarkuar dhe ka mendime pozitive për shtetin tonë, siç është ai danez, besoj që mund të prodhojë diçka më pozitive se sa ata të cilët në fakt kanë qenë emisar të ngarkuar nga shtete që nuk e kanë njohur Kosovën. Një gjë e tillë besoj se do prodhojë suksese për Kosovën Por, sipas njohësve, suksesi i Kosovës në procesin e dialogut do të varet edhe nga qasja e qeverisë që do dalë nga zgjedhjet e nëntë shkurtit. Mandati i Miroslav Lajçak do të përmbyllet më 31 janar, pas pesë vitesh si emisar. Ndërkohë, Peter Sorensen aktualisht është Këshilltar i lartë në Shërbimin e Veprimit të jashtëm të BE-së (EEAS) për diplomaci digjitale. Ka shërbyer si këshilltar edhe në Kosovë në kohën e UNMIK-ut. Sorensen është i familjarizuar edhe me rajonin në përgjithësi me punën e tij si diplomat i BE-së në shtete të ndryshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds