Është hedhur shorti për kalendarin e sezonit të ri të Abissnet Superiore. Ceremonia u zhvillua sot në orën 11:00 në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ku 10 skuadrat pjesëmarrëse mësuan përballjet që do të kenë gjatë sezonit të rregullt.

Edhe në edicionin 2026/27, elita e futbollit shqiptar do të ketë 10 ekipe. Në kampionat rikthehen Skënderbeu dhe Laçi, ndërsa pjesa tjetër e skuadrave përbëhet nga Egnatia, AF Elbasani, Vllaznia, Dinamo Siti, Partizani, Tirana, Vora dhe Teuta.

Ky do të jetë edicioni i 88-të i kampionatit elitar shqiptar. Sezoni është planifikuar të nisë më 22 gusht dhe të përfundojë më 9 maj.

Sipas formatit të përcaktuar, fillimisht do të zhvillohen 27 javë ku të gjitha skuadrat do të përballen mes tyre. Pas përfundimit të kësaj faze, pikët e ekipeve do të përgjysmohen dhe gara do të ndahet në dy grupime.

Gjashtë skuadrat e renditura në vendet e para do të kalojnë në fazën “play off”, ku do të luftojnë për titullin kampion. Në këtë fazë do të zhvillohen dy raunde me ndeshje vajtje-ardhje, në total 10 javë të tjera.

Ndërkohë, katër ekipet e renditura në pjesën e fundit të tabelës do të garojnë në fazën “play out” për mbijetesën në elitë. Për këto skuadra do të zhvillohen tre faza me përballje vajtje-ardhje-vajtje, duke sjellë edhe 9 javë të tjera kampionat.

Në fund të sezonit, skuadra e renditur në vendin e dhjetë do të bjerë direkt nga kategoria, ndërsa ekipi që mbyll kampionatin në vendin e nëntë do të luajë finalen e “play out” ndaj një skuadre të Kategorisë së Parë.

FAZA 1

Java 1
Partizani – Teuta
Laçi – Elbasani
Vllaznia – Skënderbeu
Dinamo – Vora
Egnatia – Tirana

Java 2
Teuta – Tirana
Vora – Egnatia
Skënderbeu – Dinamo
Elbasani – Vllaznia
Partizani – Laçi

Java 3
Laçi – Teuta
Vllaznia – Partizani
Dinamo – Elbasani
Egnatia – Skënderbeu
Tirana – Vora

Java 4
Teuta – Vora
Skënderbeu – Tirana
Elbasani – Egnatia
Partizani – Dinamo
Laçi – Vllaznia

Java 5
Vllaznia – Teuta
Dinamo – Laçi
Egnatia – Partizani
Tirana – Elbasani
Vora – Skënderbeu

Java 6
Teuta – Skënderbeu
Elbasani – Vora
Partizani – Tirana
Laçi – Egnatia
Vllaznia – Dinamo

Java 7
Dinamo – Teuta
Egnatia – Vllaznia
Tirana – Laçi
Vora – Partizani
Skënderbeu – Elbasani

Java 8
Teuta – Elbasani
Partizani – Skënderbeu
Laçi – Vora
Vllaznia – Tirana
Dinamo – Egnatia

Java 9
Egnatia – Teuta
Tirana – Dinamo
Vora – Vllaznia
Skënderbeu – Laçi
Elbasani – Partizani

FAZA 2

Java 10
Teuta – Partizani
Elbasani – Laçi
Skënderbeu – Vllaznia
Vora – Dinamo
Tirana – Egnatia

Java 11
Tirana – Teuta
Egnatia – Vora
Dinamo – Skënderbeu
Vllaznia – Elbasani
Laçi – Partizani

Java 12
Teuta – Laçi
Partizani – Vllaznia
Elbasani – Dinamo
Skënderbeu – Egnatia
Vora – Tirana

Java 13
Vora – Teuta
Tirana – Skënderbeu
Egnatia – Elbasani
Dinamo – Partizani
Vllaznia – Laçi

Java 14
Teuta – Vllaznia
Laçi – Dinamo
Partizani – Egnatia
Elbasani – Tirana
Skënderbeu – Vora

Java 15
Skënderbeu – Teuta
Vora – Elbasani
Tirana – Partizani
Egnatia – Laçi
Dinamo – Vllaznia

Java 16
Teuta – Dinamo
Vllaznia – Egnatia
Laçi – Tirana
Partizani – Vora
Elbasani – Skënderbeu

Java 17
Elbasani – Teuta
Skënderbeu – Partizani
Vora – Laçi
Tirana – Vllaznia
Egnatia – Dinamo

Java 18
Teuta – Egnatia
Dinamo – Tirana
Vllaznia – Vora
Laçi – Skënderbeu
Partizani – Elbasani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds