Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Kosta pasi ka dalë nga ambientet e SPAK është pyetur nga gazetarët për me arsyen e paraqitjes së tij.
Kosta, i cili është pronar i ndërtesës SKY Tower mësohet se ka dhënë dëshminë e tij për hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe Ajola Xoxës. Më tej bëhet me dije se një zyrë e Xoxës ndodhet në ndërtesën e SKY Tower. Ai shpjegoi se nuk mund të japë detaje mbi pyetjet që i janë drejtuar nga prokurorët e posaçëm, duke theksuar se çështja është ende nën hetim.
“Nuk mund të flas. Çështja është nën hetim,” ka deklaruar Kosta.