Një 54-vjeçare ka tentuar të djegë veten me benzinë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Haxhi Hysen Delliu”. Fatmirësisht pas ndërhyrjes së policisë është parandaluar në kohë dhe shmangur një ngjarje rëndë.

“Në rrugën “Haxhi Hysen Delliu”, një 54-vjeçare ka tentuar të dëmtojë veten, me lëndë djegëse (benzinë), veprim i cili është parandaluar në kohë, nga shërbimet e Policisë”, thuhet në reagimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds