Rey Manaj, futbollisti lushnjar shënoi gol historik në Leskovc në ndeshjen Shqipëri – Serbi. Sulmuesi i Kombëtares tundi rrjetën që mbrohej nga Petroviç, duke bërë të muandur fitoren 1-0 të Shqipërisë ndaj Serbisë.
Sot, Manaj ka ndarë një video në rrjetet sociale. Montazhi është emocionues, pasi kujton eksodin e shqiptarëve dhe vështirësitë në Kosovë gjatë sulmeve të Serbisë.
“Kjo fitore është për ata”, shkruan Manaj.
Rey Manaj u ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari i ndeshjes pasi duke festuar për golin bëri shqiponjën. Presidenti Armand Duka ka komentuar se Manaj e bëri shqiponjën pranë pankinës së kundërshtarit dhe quhet sjellje antisportive nga gjyqtari”.
Manaj u vendos në qendër të kritikave, pasi humbi një penallti ndaj Serbisë në qershor.
Tashmë gjithçka është kthyer në favorin e Manajt. Nga Leskovci u kthye si hero i fitores historike.
