Fabjol Hysi, 43 vjeç me aftësi te kufizuara (shurdh-memec) vijon të jetë i shtruar ne spitalin e Traumës në Tiranë pas goditjes që ai mori  në kokë nga dy persona më datë 20mars.

Deri më tani ai është gjendje stabël, por vijon të jetë nën kontrollin intensiv të mjekëve. Për sa i përket ngjarjes janë arrestuar dy dhunuesit E. K. (17 vjeç) dhe I. N. (20 vjeç).

Në polici ata kanë pranuar fajin duke treguar se si ka ndodhur ngjarja. Ata kanë thënë se mbrëmjen e 20 marsit janë shkëmbyer me 43-vjeçarin, të cilin e njihnin më pare. Në këtë moment ata kanë thënë se 43-vjeçari i ka ofenduar dhe me të njiheshin edhe më parë.

Fillimisht ka nisur një talljeje me të për shaka, por në momentin që Fabjol Hysa i ka ofenduar, aty e kanë goditur me grushte. Dyshohet se për shkak te dhunës 43-vjecari ka përplasur kokën ne një cep muri, çka i ka sjellë edhe dëmtimin e rëndë në kokë.

Policia e Lushnjes ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes, ndërsa Gjykata e Fierit caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për 20-vjeçarin I. N. dhe “detyrim paraqitjeje” për 17-vjeçarin E. K. 43-vjeçari është në gjendje stabël.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds