Një ngjarje të stisur nga ish – bashkëjetuesja e tij e ka cilësuar në një deklaratë për mediat, abuzimin e 5- vjecares së mitur nga gjyshi i saj, babai i vajzës Ageljano Gjata.

Jam i shokuar thotë 31- vjecari, banues në Peshtan , teksa tregon se që në moshën 6- muajshe, e mitura, Marjana, është braktisur nga nëna e saj, Ana, ndërsa me gjithë kushtet e  vështira ekonomike , ka pranuar kujdestarinë e vajzës duke ua besuar gjyshërve , pasi ai vetë është detyruar të largohet shumë herë nga shtëpia për të siguruar të ardhura. Marrëdhënia e tyre gjysh-mbesë , është e pazakontë tregon Ageljano, pasi janẽ të pandarë me njëri- tjetrin.

Nëna e saj dy ditë më parë ka dashur ta takojë në Fier tregon ai, dhe e ka pyetur vajzën nëse e ngacmon gjyshi, dhe ajo ka thënë po.

E ëma duke bërë akuza të tilla të turpshme kërkon të marrë kujdestarinë e vajzës, thotë ai.

5- vjecarja aktualisht ndodhet në shtëpinë e të atit dhe kërkon gjyshin, thotë Ageljano.

Të shokuar nga kjo ngjarje janë të gjithë banorët e fshatit  Peshtan të cilët thonë se nuk e njohin për njeri të tillë, 55- vjecarin.

Ndërkohë 55- vjecari Vladimir Gjata ndodhet në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier në pritje të seancës gjyqësore, ku do të dalë para togave të zeza.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds