Gjykata ka urdhëruar të ushtrohen kontrolle në banesën e Arben Isufajt i njohur ndryshe me nofkën “Ben Qimja”, pasi dyshohet se ka kërcënuar me jetë gjyqtarin Vladimir Cjapi.
Ben Qimja është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. I njohur si një eksponent i rëndësishëm i botës së krimit, ai është dënuar disa herë për armbëmbajtje pa leje, përfshirje në vrasje dhe trafik droge. Gjithashtu Ben Qimja është vënë edhe nën hetim pasuror nga Prokuroria e Posaçme në vitin 2021 ku i janë sekuestruar asokohe 13 pasuri në pronësi të tij. Përveç Qimes, në dyert e drejtësisë janë paraqitur edhe familjarë të tij pasi akuzohen si të implikuar në ngjarje të ndryshme kriminale.