Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar 4 nga 5 kërkesat e deputetes Ina Zhupa sa i takon çështjes së koncensionit të Butrintit, i cili do të menaxhohet nga fondi shqiptaro amerikan.
Kushtetuesja ka rrëzuar kërkesën për pezullimin e këtij ligji, ndërkohë që të vetmen pikë që ka pranuar është ajo për marrjen e komunikimeve të UNESCO-s me qeverinë.
Sipas arsyetimit të dhënë nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, komunikimet zyrtare mes qeverisë shqiptare dhe UNESCO-s janë edhe ato më të rëndësishmet që i shërbejnë procesit.
Para seancës, Zhupa tha gjatë komunikimit me gazetarët se Gjykata Kushtetuese duhet të dëgjojë të gjithë dëshmitarët që janë palë në këtë proces.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds