Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për Kujtim Metajn dhe Viktor Jaupajn të cilët u arrestuan ditën e enjte nga policia e Vlorës, ndërsa iu sekuestrua një sasi prej rreth 3.4 kg kokainë dhe 133 gramë heroinë, me një vlerë që shkonte në 810 mijë euro. Seanca gjyqësore ka nisur rreth orës 11:00 të ditës së shtunë. Gjykata ka lënë në fuqi kërkesën e prokurorisë për “arrest në burg” për të dy ata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds