Në Shkup vijon protesta e madhe e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për gjuhën shqipe.

Në thirrjet e tyre, ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit të vendit, Hristijan Mickoski dhe ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov.

Ata gjithashtu dëgjohen duke thirrur: “Gjuha shqipe identitet, gjuha shqipe amanet, gjuha shqipe nuk negociohet”.

Këtyre protestave i janë bashkuar dhe studentët shqiptarë nga Kosova, ndërsa ata nga Shqipëria vijojnë të jenë të bllokuar në kufi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds