Të gjitha vatrat e zjarrit janë fikur në ditën e tetë në pyllin me pisha mbi 70 vjeçare të Darëzezës e Pishë Poros. Kjo u bë fal ndërhyrjes nga ajri të dy avionëve zjarrfikës  grekë të ardhur nga Zyra e Emergjencave Civile të Bashkimit Europian.

Banorë të zonës pohuan se zjarret kryen dëme të mëdha në pyllin me pisha. Banesat, të mbjellat edhe stanet shpëtuan falë ndërhyrjes së dy avionëve zjarrfikës,  zjarrfiksëve tanë dhe Forcave të Armatosura.

Prefekti i Qarkut Fier Lefter Shehaj pohoi se sipërfaqja e përshkruar nga zjarri në këto 8 ditë e matur me paisje nga ajri shkon afërsishtë 800 ha me pisha të buta, shkurre, hapsira ujore të lagunës etj,

Në ditët në vijim do të ketë një komision të përbashkët që do të kryejnë verifikimet e matjet në terren për të percaktuar sipërfaqen e saktë të përshkruar nga zjarri që është djegur dhe nëse ka dëme në të mbjella tek banorët  do dëmshpërblehen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds