120 raste të reja me kancer gjatë tremujorit të parë të vitit 2025 në Spitalin Rajonal té Fierit. Mjekja onkologe Anisa Mone, thotë se janë prekur kryesisht moshat e treta ndërsa vihet re edhe një rritje e numrit të të prekurve tek grupmoshat e reja.

Gjatë këtij tremujori të parë të vitit vihet re gjithashtu një rritje e numrit të femrave të prekura me kancer gjiri dhe kolorektal, ndaj Mone ka apeluar për kontrolle të vazhdueshme në mënyrë që sëmundja të kapet në fazë të heshme.

Mone ka pohuar gjithashtu se në Spitalin Rajonal të Fierit pacientët trajtohen me kimioterapi  dhe mungesë barnash nuk ka patur asnjëherë  ndërsa ka theksuar faktin se falë terapive një pjesë e mirë të prekurve të diagnostifikuar në fazé të hershme jo vetëm që janë përmirësuar, por edhe janë shëruar plotësisht.

Përballë kësaj situate mjekja Mone ka apeluar për kontrolle të vazhdueshme në mënyrë që sëmundja të mos diagnostifikohet në stade të avancuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds