Prefekti i Qarkut Fier Arben Çuko, i pranishẽm në operacionin e shuarjes së flakëve në masivin pyjor të Darëzezës, është shprehur se me ndërhyrjen nga ajri të helikopterit Cougar të Ministrisë së Mbrojtjes, flakët po vihen nën kontroll. Çuko është shprehur se ende nuk ka të dhëna paraprake për sipërfaqen e dëmtuar ndërsa ka theksuar se policia e Fierit po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij zjarri masiv.

Prej disa ditësh po vijon puna për pastrimin e korridoreve brenda masivit pyjor ka thënë Çuko, por përmasat e zjarrit kanë qënë të mëdha duke vështirësuar hyrjen e mjeteve zjarrfikëse.

Zjarri ka përshkuar bimësiné poshtë kurorës së masivit pyjor të pishave ka thënë Çuko, teksa ka vlerësuar punën e efektivéve zjarrfikës duke i cilësuar heronj të ditës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds