Në ditën e tretë të përballjes me flakët në masivin pyjor të Darëzezës, zjarri është drejt shuarjes së plotë. Sipas përgjegjësit të Mbrojtjes Civile të Prefekturës Fier, Kreshnik Ymeraj ndërhyrja e dy helikopterëve Cougar të Ministrisë së Mbrojtjes të cilët operuan nga ora 9:00- 11:00 të ditës së sotme ka bërë të mundur izolimin e plotë të vatrave aktive ndërsa sipërfaqja e përshkuar nga zjarri është 12 ha.
Pylli i Darëzezës frekuentohet edhe nga qytetarë të shumtë të cilët lënë pas mbetje, të rrezikshme për burim zjarri ndaj Ymeraj ka apeluar për më shumë kujdes nga qytetarët.
Ndërkohë pas përfundimit të ndërhyrjes nga ajri, aksioni do të vazhdojë nga trupat tokësore për vënien nën kontroll të plotë të gjithë zonës së prekur nga zjarri, për të evituar riaktivizimin.